Artan Shkreli, në homazhet për Artan Lamen, ka ndarë një mesazh të ndjerë, duke thënë se nuk ishte vetëm miku i tij, por vëllai i tij, duke shtuar se bashkë kanë kaluar shumë dekada “ në punë, në debat, në ide në netë të gjata bisedash për Shqipërinë, për princ Vidin, Zogun, historinë… për çmenduritë, dashuritë tona të përbashkëta, pastaj për arkitekturën, kulturën, për qytetet.”

Shkreli tha se Lame nuk e meritonte të ikte aq shpejt nga kjo botë, sepse kishte shumë për të dhënë, ndërsa theksoi se ai kishte zemrën e madhe dhe të lodhur, që jepte më shumë sesa merrte.

“E kishte zemrën e madhe dhe të lodhur. Një zemër që më shumë dha sesa mori. Prandaj kush ka qenë pranë tij, zotëron një pjesë të zemrës së tij. Ai e jepte pa kursim edhe kur ndihej i mënjanuar.

Nuk e meritoje të ikje kaq herët o vëllai im. Ka kaq shumë dhe kishte kaq shumë për të dhënë, por Zot ii kërkonte më shpejt njerëzit e mirë pranë vetes. Pse kështu? Kjo për ne do të mbetet mister, shpresoj ta zbuloj kur të takohemi përsëri një ditë vëlla. Do të mbaj mend gjithmonë siç ishe, me dosjet në dorë, gjithnjë me vrap, ku me shaka të quanim ‘lepuri i bardhë i Lizës’.

Do na mungosh tmerrësisht në tavolinën e punës, në mjediset e muzeut, në bisedat e mbrëmjes dhe në heshtjen që ndahet mes miqve të vërtet. Artan i dashur, u prehsh në paqe! Lamtumirë miku ynë, paç dritë, nuk do të harrojmë kurrë”, tha Shkreli.

Mesazhi i Artan Shkrelit:

“Lame nuk ishte thjesht një mik i ngushtë, ai ishte vëllai im. Jo prej gjaku, por prej jete. Kemi kaluar bashkë shumë dekada në punë, në debat, në ide në netë të gjata bisedash për Shqipërinë, për princ Vidin, Zogun, historinë… për çmenduritë, dashuritë tona të përbashkëta, pastaj për arkitekturën, kulturën, për qytetet.

Artani ishte i jashtëzakonshëm, i paepur në pasionin e tij për trashëgiminë, i papërkulur përballë kompromiseve që nuk i duronte dot. Kishte lidhje intime me historinë, jo si studiues, por si njeri që e ndjeu t’i kthente çdo tulle të vjetër identitetin, çdo simboli të harruar respektin, çdo figure në nëpërkëmbur dinjitetin. Dhe nuk e bënte për lavdi apo për duartrokitje, e bënte sepse ishte kështu.

Kam punuar me të, kam debatuar me të, siç ndodh mes vëllezërve, por kurrë nuk kam dyshuar në qëllimin e tij, në thellësinë e mendimit, dhe dashurinë që kishte ndaj Shqipërisë.

E kishte zemrën e madhe dhe të lodhur. Një zemër që më shumë dha sesa mori. Prandaj kush ka qenë pranë tij, zotëron një pjesë të zemrës së tij. Ai e jepte pa kursim edhe kur ndihej i mënjanuar.

Nuk e meritoje të ikje kaq herët o vëllai im. Ka kaq shumë dhe kishte kaq shumë për të dhënë, por Zot ii kërkonte më shpejt njerëzit e mirë pranë vetes. Pse kështu? Kjo për ne do të mbetet mister, shpresoj ta zbuloj kur të takohemi përsëri një ditë vëlla. Do të mbaj mend gjithmonë siç ishe, me dosjet në dorë, gjithnjë me vrap, ku me shaka të quanim ‘lepuri i bardhë i Lizës’.

Do na mungosh tmerrësisht në tavolinën e punës, në mjediset e muzeut, në bisedat e mbrëmjes dhe në heshtjen që ndahet mes miqve të vërtet. Artan i dashur, u prehsh në paqe! Lamtumirë miku ynë, paç dritë, nuk do të harrojmë kurrë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko