Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa ka mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër për presidentin Ilir Meta.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Tarifa u shpreh se nuk e njeh më Metën si President.

“Mund të jetë çdo gjë, por jo fjala e një presidenti. Nuk ka asgjë presidenciale aty. Ai nuk është president. Madje unë e kam të vështirë që të flas për të, sepse disa muaj më parë, unë publikisht kam shpallur me një letër që i kam dërguar atij, që ‘unë nuk të njoh më, si presidentin e vendit tim’. Ka qenë një vendim jo i lehtë për tu marrë sepse Ilir Meta ka qenë kryeminstri i qeverisë socialiste që më ka emëruar në Washington ambasador.”

Tarifa u ndal tek deklaratat e ditëve të fundit të presidentit Meta. Për Ish-ambasadorin, si presidenti Meta edhe ish-kryeministri Berisha janë të humbur. Ai u shpreh se këta dy figura politike dinë të bëjnë vetëm trazira.

“Të dy janë të humbur. Dhe nuk e di, se si një president i rrëzuar nga Kushtetuesja, pa një autoritet moral, për të mos thënë pa një autoritet politik dhe Berisha është një person i padëshiruar nga aleati im kryesor. Çfarë mund të bëjnë këta të dy? Asgjë, veç trazirave, të cilat nuk i çojnë askund.”

Akuzat e Tarifës ndaj Metës ishin mjaft të forta deri në përfshirje në korrupsion.
Për diplomatin, vjedhja në sistemin tonë nisi nga qeveria ‘Meta’.

“Dikur, është bërë një dokumentar është treguar vilë e tyre në ‘Gjirin e Lalëzit’. Jam bërë kurioz… një vilë luksoze, që milionerë nuk e kanë në SHBA, apo vende të tjera dhe me idiotësinë më të madhe, gruaja e tij, i tregonte gazetares se sa ka kushtuar seti i lugëve, pjatave… 30 mijë dollarë… 40 mijë dollarë… Dhe kur shqiptari e sheh, habitet. Si i kanë bërë këta njerëz këto para? Kaq do mjaftonte që ky njeri të quhej i dyshimtë, i korruptuar. Unë di që vjedhja në sistemin tonë, filloi me Ilir Metën, filloi nga qeveria e tij me tenderat që u dhanë dhe urdhrat ekzekutivë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re