Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel bëri një autokritikë për mosdhënien e Sistemeve të Mbrojtjes Ajrore Patriot për Turqinë.

Në deklaratën e tij në Berlin, Gabriel, i cili drejton Presidencën e “Urës së Atlantikut”, argumentoi se ai kishte bërë shumë për të përmirësuar marrëdhëniet me Turqinë në të kaluarën.

“Nuk e pashë të drejtë të refuzohet dhënia e ‘Patriotëve’ për Turqinë. Ne e bëmë atë, e bënë edhe amerikanët. Patriotët janë armë të mbrojtjes ajrore. Nuk mund të sulmoni një vend me të. Si rezultat i kësaj, presidenti Erdoğan u përpoq të porosiste raketa të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia. Ishte e vështirë për partnerin e NATO-s”, tha Gabriel.

Ai tha se duhet pasur kujdes që Turqia të mos shkëputet nga Perëndimi. “Kjo është arsyeja pse unë isha i mendimit se duhet të sigurohen Patriotët. Çfarë mund të jetë kundër sigurimit të raketave të mbrojtjes ajrore për një partner të NATO-s, asgjë”, tha Gabriel.

Duke deklaruar se mori pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya javën e kaluar, Gabriel tha se ai vlerësoi Marrëveshjen e Montreux dhe Turqinë.

“Ne as që jemi të vetëdijshëm se në çfarë bote jemi. Nuk e di se çfarë po bëjnë ata në mësimin e gjeografisë, por do të shikoja Detin e Zi dhe pastaj do ta kuptoja pse Turqia duhet të qëndrojë me ne”, theksoi Gabriel.

Duke cituar deklaratën e ish-komandantit amerikan të forcave evropiane, Ben Hodges se, “Duhet të jemi të lumtur që Turqia po bën një punë kaq të mirë për këtë çështje dhe se është në anën tonë”, Gabriel tha se nga njëra anë, Turqia mbylli Bosforin për anijet luftarake dhe nga ana tjetër ai shpjegoi se nuk ishte rastësi që delegacioni ukrainas i zhvilloi takimet me vendet e tjera në Stamboll.

“Kushdo që shikon situatën në Detin e Zi do të kuptojë shpejt se një ndryshim në situatën e sigurisë në Detin e Zi nuk do të prekë askënd aq shumë sa Turqia”, tha Gabriel.

Sipas tij, Turqia është një vend i rëndësishëm. “Sido që të jetë kritika jonë ndaj politikës turke, unë gjithmonë besoj se do të ishte mirë nëse e mbajmë Turqinë pranë NATO-s. Është mirë që Turqia është me ne në këtë kohë”, tha Gabriel.

Ai përkujtoi se Hodges tha se ishte gabim që SHBA-ja të punonte me YPG/PKK-në. Ish-ministri i Jashtëm gjerman tha se asnjë president turk nuk do të lejonte një shtet që është krah i PKK-së në veri të Sirisë.

Rusia, e cila ka humbur ndikimin e saj në Evropë për 30 vjet, dëshiron ta ndryshojë këtë

Gabriel tha se ai kurrë nuk e kishte menduar më parë se Rusia do të pushtonte plotësisht Ukrainën.

Duke thënë se 10 vitet e ardhshme do të jenë një luftë se si duhet të jetë rendi i ri botëror, Gabriel tha: “Vladimir Putin e di këtë. Lufta në Ukrainë nuk është një qëllim, por një mjet për të arritur qëllimin. Ai dëshiron të vendos veten si fuqi. Për këtë shkak luftoi në Siri, dërgon mercenarët e tij në Mali. Kërkon të bëhet përsëri një fuqi e madhe në Evropë qe ka ndikim në zhvillimin e Evropës. Sepse Rusia nuk ka pasur asnjë ndikim në Evropë për 30 vjet”.

Ish-ministri i Jashtëm gjerman theksoi se lufta në Ukrainë do të ishte fillimi i fundit për Putinin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re