Gazetari i ABC News, Ermal Vija ka mundur të sigurojë pronocime të disa prej të plagosurve në spitalin e muxhahedinëve, brenda kampit ASHRAF në Manëz të Durrësit.

“Ata erdhën në dhomën time, dhe më shtynë e goditën në fytyrë, me drejtuar spray në fytyrë. Policia shqiptare erdhi në dhomën time, vëllai im u vra nga regjimi. Nuk e prisja këtë në Shqipëri, njerëzit këtu janë shumë të mirë. Kam jetuar për 10 vite këtu.” tha një prej të plagosurave në kamp.

“Merrem me gatimin, kisha një kompjuter për përdorim të zakonshëm. Përse na sulmuan. Policia shqiptare veproi si policia e regjimit. Përse duhet ta bënin sot, më 20 qershor.” thotë një tjetër e plagosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re