Gazetarja e kronikës Glidona Daci, ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Gentian Bejtjas të premten (15 mars) në Fushë-Krujë. Sipas kjo ngjarja ishte e paralajmëruar, pasi viktima ishte përfshirë në katër atentate.

E ftuar në ‘Open’ në News24, Daci tha se Bejtjes i është ofruar mundësia e bashkëpunimit në vitin 2022, pas atentatit ndaj tij, por ai kishte refuzuar.

Më tej gazetarja theksoi se një person mund të ketë sinjalizuar atentatorët, pasi sipas saj, Gentian Bejtja nuk e priste që të goditej para banesës së tij.

“Vetëm për shkak të 4 atentateve që ai dyshohet se ishte përfshirë dhe përplasje me personazhe të zonës, kjo ngjarje ishte e paralajmëruar. Që nga atentati i vitit 2022, atij i është ofruar bashkëpunim nga policia dhe është kërkuar që të fliste në atë periudhë me kë i kishte konfliktet. Ai ka qëndruar në kërkim dhe nuk pranoi të bashkëpunojë me autoritetet.

Gentian Bejtja dinte shumë gjëra dhe autoritetet besojnë se ai mund të zbardhte shumë ngjarje. Një palë interesohej që t’i mbyllte gojën Bejtjas përveç konflikteve të tjera që mund të ketë pasur. Banesa ku ishte Gentian Bejtja, ajo e prindërve dhe banesa e tij janë shumë afër dhe kjo do të thotë se autorët nuk mund të kenë qenë duke e pritur para portës, ndaj besohet se ata janë sinjalizuar nga dikush”, zbuloi ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re