Skip to content

“Nuk e ruaj distancën, puthem dhe takohem normalisht”, çudit i riu nga Vlora: Nuk kam frikë nga virusi, po i largojnë njerëzit me zor

Ditët e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të diagnostikuara poztivisht me virusin Covid-19. Në javën që lamë pas shifrat ishin vërtetë të frikshme për sa i përket jo vetëm kurbës së infektimve por edhe numrit të personave që kanë ndërruar jetë.

Kjo ka rikthyer dhe vëmendjen e të gjithëve te respektimi i masave anti-Covid. Pikërisht kjo ka bërë që kamera e Faxnews të zbres në terren dhe të bëj një monitorim të situatës së respektimit të masave në qytete të ndryshme të vendit.

Nga Vlora, gazetarja Afrovita Hysaj ka marrë disa intervista të qytetarëve se deri në çfarë masa i respektojnë ata masat e distancimit social dhe mbajtjes së maskës.

Teksa shumica e qytetarëve shprehen pro respektimit të masave anti-Covid, një i ri vlonjat habit të gjithë duke thënë se vijon jetën normalisht, duke puthur dhe takuar njerëzit e afërm të tij, si të rrethit familjar dhe atij shoqëror. I riu shprehet se beson se virusi është një grip i zakonshëm dhe njësoj si ai mendojnë dhe 90% e moshatarëve të tij, duke dëshmuar një nivel të lartë papërgjegjshmërie në luftën ndaj armikut të padukshëm që ka marrë me mijëra jetë njerëzish në vend.

“Nuk po zbatohen por edhe pse nuk po zbatohen për mua nuk ka shumë problem, Nuk kam frikë është diçka normale, një grip që do kalojë. Nuk e ruaj distancën, puthem dhe takohem me njerëzit siç jam takuar gjithmonë, po i largojnë njerëzit me pahir nga njëri tjetri njerëzit po trembin kot, s’kam parë ndonjë rrezik kaq të madh. Edhe shokët e mi 90% mendojnë si mua.Vlonjatët kanë bërë zgjedhjen e duhur që po jetojnë pa distancë dhe që po jetojnë jetën normalisht”, u shpreh një i ri nga Vlora.(F.M/Faxweb.al)

Intervista e të riut duke filluar që prej minutës 4:

/faxweb