Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është shprehur se nuk e shikon si tabu bashkëpunimin me Grupin e Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

dl;l;;

Komentet Nallbati i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se në PD nuk është emergjencë zgjedhja e kryetarit të ri, por unifikimi i Grupit Parlamentar kunndër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Në atë mbledhje kishte 2 qëndrime, që do organizohemi duke e nisur me zgjedhjen e kryetarit dhe tjetri është që të organizohet partia duke e nisur nga baza deri në qendër, me kontaktet e anëtarësisë me në grup të përbashkët, dhe që do të zbriste në nivel dege, ndërtimin e strukturave nga poshtë lart deri në zgjedhjen e kryetarit.

Gurpi tjetër vendosi që procesi duhet të nisë nga kryetari i partisë, pra nga zgjedhja e tij. Por kjo nuk është zgjidhja tani, pasi nuk e dimë se si është situata në PD në bazë, ke degë të PD që nuk e di kush ësahtë struktura, kush është kryetar dhe nënkryteri.

Unë nuk e shikoj si tabu bashkëpunimin me grupin e Rithemelimit. Atje ka një numër të konsiderueshëm demokratësh që i duhen PD. Askush nuk mund të thotë që ne këtu e kemi ndërprerë marrëdhënien e të thotë ky më duhet e ky nuk më duhet.

Në të kundërt do të ngelemi gjithë jetën në opozitë. Nëse një pjesë e mendojnë si mëkat bashkëpunimin me grupin e Rithemelimit, nuk është kështu. Sot nuk është emergjencë në PD zgjedhja e një kryetari. Emergjencë është unifikimi i Grupit Parlamentar në qëndrimet e veta kundër qeverisë. Ne në raport me qeverinë duhet të jemi të rakorduar me njëri-tjetrin për të bërë luftën.

Më pas mund të shikojmë mundësinë e riorganizimit të partisë, deri në zgjedhjet e një kryetari të ri. Nëse SPAK nuk do të reagonte edhe në kushtet e flagrancës ku u kap Gjici, atëherë i binte që ajo strukturë të mos ekzistonte më”, është shprehur Nallbati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re