Hashim Thaçi deklaroi mbrëmjen e sotme se Albin Kurtin nuk e ka rrëzuar Amerika por ka qenë një ndëshkim politik për orientimin e tij, deklaratat kundër SHBA, ftohja me Shqipërinë dhe armiqësimi me të gjithë.

Ndryshe nga drejtuesi i ish-partisë së tij, Kadri Veseli, që ka thënë se qeveria duhet të jetë kalimtare, Kreu i Shtetit të Kosovës tha se qeverisë Hoti duhet ti jepet mundësia të drejtojë vendit me një mandat e kohë të plotë.

“Mendoj se Kosova nuk e ka luksin të zhvillojë zgjedhje 3 herë në vit, dhe besoj se kësaj qeveria e cila është krijuar në rrugë legjitime ti jepet mundësia të zhvillojë dhe ushtrojë një mandat të plotë. Ka shumicë të mjaftueshme dhe solide dhe është zotuar se do të shikojë nga e ardhmja.

Nuk ishte as grabitje asgjë tjetër por në përputhje me Kushtetutën largimi i Kurtit. Mendoj se zhvillimet me partnerët e koalicionit, raportet e kryeministrit të armiqësuara me të gjithë, raportet e ftohta me Shqipërinë por edhe kundërshtimi i Amerikës mendoj se kanë krijuar rrethanat që të shkarkohet.

Mendoj se mos komunikimi i sinqertë i tij me Washingtonin, mosbesimi ndaj SHBA, mos prezantimi i të vërtetës me shba dhe nga ana tjetër kur Shtëpia e Bardhë vlerësohet si shtëpi e kuqe apo e verdhë mebndoj se është gabim. Është konspiracion dhe paranojë kushdo që e thotë se kanë shkarkuar SHBA. Mendoj se ka qenë një ndëshkim politik dhe orientimi anti-amerikan dhe izolues” tha Thaçi gjatë një interviste televizive në Tiranë.

(F.GJ/FAXWEB.Al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re