Analisti dhe pedagogu Zylyftar Bregu i ftuar në studion e ‘Fax News’ u shpreh mbi situatën aktuale të politikës në vend duke thënë se nuk e sheh Bashën si një drejtues të opozitës dhe me shumë mundësi ai do pranojë dorëheqjen detyruar dhe nga rrethanat.
Sipas Bregut foltoret e ish-kryeministrit Berisha nuk janë një element që e shqetëson Amerikën pasi ata kanë interesa gjeo-strategjike në Shqipëri dhe se edhe një rikthim i mundshëm i ish-kryeminsitrit në krye të PD nuk do të siguronte një të ardhme të ndritur për të pasi janë dy faktorë që e penalizojnë: Mosha dhe aleati kryesor i vendit që e ka kundër.
Ndër të tjera Bregu foli dhe për LSI dhe rolin e kësaj partie në politikën e brendshme duke thënë se marrëdhënia e saj me PD nuk është si para zgjedhjeve dhe se ka premisa është më e nevojshme në opozitë sesa PD.
“Edhe socialistët nuk kanë më interes të dialogojnë me Bashen pasi nuk ka një të ardhme të sigurt. Zoti Basha ua bën më të lehtrë komunikimin PS se Berisha është një lider I fortë, faktet janë kundër kryedemokratit aktual”-u shpreh Bregu.
A mendon se Basha do të pranojë dorëheqjen?
Bregu: Numri i delegatëve, qëmdrimi I deputetëve janë episode deri në datën e Kuvendit dhe nuk di të them nëse Basha do e pranojë por pas asaj nëse Berisha e përmbush skenarin, ndoshta e pranon.
Ai e ka të vështirë të shkojë drejt dorëheqjës por mund të bëjnë rrethanat që ajo të jetë rruga e vetme për të.
Mendoj se dhe deputetë të tjerë do bashkohen me Berishën për shkak të sjelljes së tij, komunikimin nuk e ka asin më të fortë, qoftë të brendshëm, amdinistrativë, me kolegë.
Çfarë ndodh nëse Berisha rikthehet në krye të PD?
Në Amerikë në momentin që ti lë statusin institucional pesha e fjalës tënde bie dhe tanimë Berisha është një qytetar I zakonshëm, atje ka pasur dhe zëra që të tregohen fakte dhe kanë qenë të gatshëm për ti pasur por jo për ti bërë publike.
PD me Berishën nuk do ketë të ardhme të ndritur, është në moshë të thyer dhe aleatin kryesor Amerikën e ka kundër.
Kjo gjë nuk e con drejt pushtetit por bazën ai e ka pas vetes.
Cështja e foltores nuk besoj që shqetëson SHBA por ato kanë interesa të tjera gjeo-strategjike.
Amerika e vlerëson Ramën për gjestin e pritjes së afganëve në vend plus që kemi dhe përfaqësues iraniane.
“Nuk kam informacion për peshën e LSI në politikën e brendshme por mendoj se do te ketë një pozicion të ri politik pasi marrëdhëniet me PD nuk janë më si para zgjedhjeve.
Një opozite nuk I takon të miratojë në heshtje cdo gjë që propozon qeveria dhe kur është një e mirë publike sic është vetingu, por ajo së pari duhet të bëjë një analizë. Në këtë logjikë LSI und të jetë me e nevojshme për politikën e brendshme”-përfundoi Bregu.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
