Ditën e enjte, 4 gusht, ora 19:00 është thirrur një protestë qytetare para Ministrisë së Brendshme. Ideja e protestës ka lindur nga indinjata pas humbjes së jetës së vogëlushes që u godit nga skafi i drejtuar nga ish shefi i policisë së Himarës, Arjan Tase.

 

PD e ka mbështetur protestën dhe në një mesazh për qytetarët u shpreh:

 

Partia Demokratike inkurajon çdo demonstrim civil dhe u bashkohet në indinjatë, të gjithë atyre shqiptarëve që zgjedhin çdo formë proteste, që nga statuset në rrjete sociale, te vigjiljet e solidaritetit dhe daljet publike të unifikuara, për tragjedinë e familjes Avdia, që humbi vajzën 7-vjecare.

Protestat kundër dorës së shtetit që mbyll sytë e fëmijëve janë zëri i të gjithë të dhunuarve nga ky pushtet që nga thirrja ‘nuk keni parë gjë akoma!’

Në njoftim theksohet se protesta mbahet në lidhje me përplasjen për vdekje me gomone të 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, nga ana e oficierit të lartë të policisë, Arjan Tase.

“Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro” – thuhet në njoftimin e PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re