Prokuroria ka nisur hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj një përmbaruesja gjyqësore në Fier.

Hetimi ndaj saj ka nisur pasi ka kallëzuar një shtetase 30 vjeçe, se përmbaruesja gjyqësore nuk ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, për detyrimin financiar që ish-bashkëshorti i 30-vjeçares ka ndaj fëmijës së tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasen A. K., 25 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë përmbaruese gjyqësore, pasi ka kallëzuar një shtetase 30 vjeçe, se shtetasja A. K. nuk ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, për detyrimin financiar që ish-bashkëshorti i 30-vjeçares ka ndaj fëmijës së tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re