
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sërish lidhur me “arratisjen” e kreut të PSD, Tom Doshi.
Sipas Berishës, kjo ishte një shpifje e lëshuar nga vetë SPAK, të cilin e quajti “Qendra Kombëtare e Shpifjeve”.
“Nga ky moment e tutje ajo që deri dje është njohur si SKAP i partisë, do të quhet qendra kombëtare e shpifjes dhe dezinformimit. Ky institucion lëshoi dje [pasdite dhe natën në Tiranë se ka pre mandatin e arrestit të Tom Doshit dhe se në mëngjes lajmet po nga këto burime afër vinin se Toma është arratisur. Imagjinoni ju se si i bëjnë hetimet këta, imagjinoni ju teknikat e tyre të hetimit. Sa herë të dëgjojnë fjalën SPAK, të kujtojnë qendra kombëtare e shpifjeve. Toma nuk është arratisur dhe s’ka as mandat arresti, por kjo është një gënjeshtër që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve”, tha Berisha.
Kreu i Opozitës postoi pak më herët lajmin e “arratisjes” së Doshit, ndërsa menjëherë pas reagimit të këtij të fundit teksa shfaqej duke konsumuar kafe në mes të Tiranës, postimi në rrjetet sociale u hoq.
Postimi i Berishës që u fshih:

