Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur homazhe në nderim të nënkomisarit të Policisë që u vra në krye të detyrës Saimir Hoxha. Basha shoqërohej në këto homazhe nga deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Lindita Metaliaj, ndërkohë që mbajti dhe një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

Basha tha se PD do të bëjë gjithçka për të rikthyer dinjitetin e humbur të punonjësve të policisë, dhe shtoi se ndjen çdo ditë dhimbjen dhe braktisjen e uniformave blu nga shteti.

Basha pas homazheve për Saimir Hoxhën:

Jam këtu për ti dhënë lamtumirën e fundit nënkomisarit Saimir Hoxha, bashkë me lutjet që shpirti i tij të prehet në paqe, me lutjen që Zoti të lehtësojë dhimbjet e familjarëve të tij. Shpreh solidaritetin për motrat dhe vëllezërit me uniformë të Saimir Hoxhës, që përballen çdo ditë me krimin për të siguruar jetën e çdo qytetari.

Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtues i tyre i dikurshëm, them se dhimbjen e tyre të përditshme e ndjej përditë. PD do të bëjë gjithçka për të rivendosur dinjitetin e motrave dhe vëllezërve me uniformë të Saimir Hoxhës. 

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re