Kryeministri, Edi Rama: Nuk është e drejtë të thuhet se SHBA-të kanë më shumë vëmendje ndaj këtij rajoni sesa BE. Janë vëmendje të natyrave të ndryshme por unë do thoja se BE, falë politikës së re të ndjekur nga komisioneri Varhelyi është rritur vëmendja si asnjëherë më parë ndaj këtij rajoni. Plani ekonomik i investimeve është diçka që nuk ka ndodhur më parë ku bëhet fjalë për investime shumë më të mëdha sesa vendet e Ballkanit mund t’i bëjnë vetë. Para se të vinte këtu për t’ju takuar ishte në territor për të parë disa investime të BE-së.

Ne kemi vendosur një volum shumë të madh të shtetit shqiptar për rindërtimin por edhe BE ka vendosur një volum të konsiderueshëm fondesh, jo kredi, për rindërtimin e shkollave dhe kopshteve. Cilësia e punës dhe kushtet e krijuara për fëmijët dhe mësuesit flasin vetë nuk kanë nevojë për koment. Ndërkohë BE së bashku me Shqipërinë është angazhuar shumë seriozisht për një projekt shumë të rëndësishëm strategjik që është gaz-sjellësi Adriatiko-jonian. Qoftë komisioneri qoftë ne, kemi intensifikuar bisedimet me Azerbajxhanin për të pasur një ndërtim të plotë të këtij gaz-sjellësi. Dhe këto fonde i jep të gjitha BE. Për të gjitha këto arsye nuk do thoja se SHBA-të e kanë më shumë në vëmendje rajonin. Sot ne kemi një sinergji të plotë mes SHBA dhe BE. Unë mendoj që ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është një arsye më shumë për të menduar se do kemi Ukrainë të dytë në Ballkan por për të shtyrë më tej bisedimet për paqe në rajonin tonë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re