Është trupi i pajetë i 22-vjeçarit Fabjol Ibraliut, i cili u përfshi në një aksident mbrëmjen e së enjtes teksa udhëtonte me makinën e tij tip Ford në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Fabjol Ibraliu po udhëtonte me 160 km/orë dhe pas aksidentit “fluturoi” nga mjeti, i cili u shkatërruat totalisht nga përpasja e fuqishme.

Mësohet se trupi i 22-vjeçari u gjet mes shkurreve dhe barishteve shumë pranë makinës të aksidentuar.

Fabjol Ibraliu, i cili po udhëtonte me shpejtësi marramendëse, është përplasur fillimisht me disa makina të tjera e më pas ka përfunduar në shkurre pranë rrugës kryesore.

Mbrëmjen e së enjtes (23 Maj) nëna e viktimës kërkonte të birin, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë.

“Nuk është gjallë ai”, dëgjohej ajo duke thënë, teksa më pas humb ndjenjat në vendngjarje.

Njoftimi i policise

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, shtetasi F. I., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se për shkak të shpejtësisë së lartë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi F. I.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re