Edhe pse nuk ka nisur të hapet themeli i parë për rindërtimin e banesave, për banorët e mbetur të pastrehë nga tërmeti, qeveria gjen mundësi financiare që të shtojë dhe një tjetër portal për këtë çështje.

Së fundmi është zbuluar se me Vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria i ka dhënë 194 milionë (të vjetra) nga fondi për Rindërtimin” Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për krijimin e një portali në internet.

Me këtë shumë lekësh AKSHI do ndërtojë një portal unik i cili do shërbejë për procesin e rindërtimit.

Në dokument thuhet se efekti financiar total prej 19.440.360 lekësh do të përballohet nga ‘Fondi për rindërtim’, miratuar nga buxheti i vitit 2020 dhe do të përdoret nga AKSHI.

Duket e habitshme dhe e ekzagjeruar që një portal, i cili do të shërbejë vetëm për aplikimin e familjeve të cilat duan një banesë, vihet në dispozicion një shumë kaq e madhe parash.

Për zbatimin e vendimit do të ngarkohen Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

/Fax Web

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re