Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ftoi të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij ai tha se nuk është koha për leksione, por për veprim, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se ka shpopulluar vendin.

Emigrimi -tha ai- është një plagë e rëndë për shoqërinë, por edhe për individin.

“Jemi një popull shumë vital, por edhe fatkeq. Emigrimi është një plagë e rëndë për shoqërinë, por edhe për individin. Atdheu është një nocion shpirtëror. Ne jemi një popull krenar, por nuk duhet të jemi krenar vetëm duke hedhur vallë dhe duke parë ndeshje futbolli, por duhet të jemi krenar  që të marrim një njeri që është çmendur në Shqipëri dhe po çmend gjithë shqiptarët. I ka përzënë shqiptarët rrugëve të botës që të jetojë klasa e tij ai dhe klika e tij. Një njeri që i tall shqiptarët, një njeri që e ka më të lehtë të takojë Vucicin sesa kryeministrin e Kosovës. Nuk është koha që të bëjmë leksione, por është koha që të veprojmë”, tha deputeti i PD.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko