Në kohën kur të gjithë pyesim sa do të zgjasë izolimi si pasojë e pandemisë Covid-19, lajme jo të mira vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” mjekje epidemiologe Adela Vasili u shpreh se kjo nuk është një lojë me letra dhe se parashikimet janë shumë larg realitetit.

“Nuk mund të hedhim fall, nuk është lojë me letra dhe gjithmonë shikojmë si të rregullojmë gabimet. Nëse ruajmë distancimin social dhe zbatojmë masat, kurba do të bjerë. Njerëzit nuk duhet të vërshojnë nëpër spitale dhe sa më pak të ketë njerëz që shkojnë në spitale sepse do kalojmë kapacitetin. Qëndrimi në shtëpi është masa më e mirë që duhet të bëjmë që mos kemi aksese më të mëdha në spitale”.

Vasili komentoi gjithashtu edhe rastin e Shkodrës, duke e cilësuar si shembull të mosrespektimit të distancimit social, pasi sipas saj të gjithë të infektuarit janë si pasojë e kontakteve të ngushta.

“Nga të gjitha burimet dhe hetimi epideomologjik, kemi të bëjmë me një infektim  nga mos- zbatimi i distancimit social. Nuk kanë zbatuar rregullat dhe nuk kanë ruajtur distancën.Të gjithë të infektuarit janë nga kontaktet e ngushta”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re