Drejtori i Institutit Gjeopolitik në Kosovë Sadri Ramabaja në një lidhje Skype për Fax News u shpreh se presioni i ushtruar ndaj palës kosovare lidhur me Open Ballkan është i pakuptimtë dhe se sulmi Ramës nuk ka vend në një moment të tillë pasi ai proces do ketë pasoja për të gjithë shqiptarët e Kosovës.

Ramabaja e vuri theksin te qëndrimi i ndërkombtarëve ndaj Serbisë duke thënë se ata e favorizojnë dhe se Rama po kërkon të krijojë një martesë të dhunshme mes Kosovës dhe Beogradit akoma pa e njohur si shtet.

Ai u shpreh se në bazë të analizave të thella të kryera nga ky Institut, ‘Open Ballkan’ nuk ka asnjë lidhje me Procesin e Berlinit dhe se po punohet intensivisht për atë që quhet “Bota Serbe’.

Ka pasur interesim të jashtzakonshëm për ardhjen e Merkel sot si nga qeveria ashtu edhe nga mediat dhe studiuesit e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare. Ishte një ngjarje e vecantë politike. Procesi i Berlinit është më shumë se gjysëm i dështuar ashtu si ai i Selanikut në 2003, popujt e Evropes Lindore ishin shumë entuziastë për integrimin atëherë.

Është një brez tjetër politikanësh sot dhe kjo ka pasur efektin e vet. Merkel tha se kanë arritur të bëjnë dicka më atë proces por nëse nisim e i numërojmë nuk ka shumë rezultate. Duket se me aq entuziazëm sa u mor ka hasur në kundërshti të vecanta që akoma nuk janë bërë publik.

Instituti jonë është marrë intensivisht dhe ka publikuar analiza sa i përket Open Ballkan dhe jemi shumë të qartë që ai nuk mund të konsiderohet si pjellë e procesit të Berlinit, ajo as nuk u mor nga Merkel parasysh si deklaratë.

Presioni i Brukselit në adresë të Kosovës është i kuptueshëm sepse Rama po kërkon të imponojë një martesë të dhunshme me Beogradin pa u sqaruar cështja e njohjes së shtetit.

Shumë qendra europiane për fat të keq kanë ndërtuar për vite të tëra një opinion të gabuar sa i përket Beogradit dhe kjo do i kushtojë procesit të integrimit.

Përballë sy më sy ata shprehin gatishmëri për komunikim me popujt e rajonit por në prapaskenë po punohet intensivisht për të krijuar atë që quhet “Botë serbe” që ka të bëjë me Serbinë e madhe.

Tashmë Serbia është në pozita të favorshme dhe Berlini e Parisi janë mbshtetës realë të këtyre politikave që do ta shqetësojnë Ballkanin.

Serbia akoma e pësërit se nuk do e njohë Kosovën, dhe nuk ka kupti të ushtrohet presion ndaj palës kosovare përderisa ata duan të kenë një pauzë dhe armata serbe të marshojë drejt Kosovës.

Mua më habit sulmi i Ramës sepse nacionalizmi serb as që e përmend, dhe kushtetuta e obligon që të interesohet për fatin e shqiptarëve të Kosovës”– u shpreh Ramabaja.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re