Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nuk është pjesë e asnjë komisioni hetimor që u ngrit me propozim të opozitës. I ftuar në studion e Panorama TV, Sula u shpreh tepër dyshues për këto komisione.

“Kam dyshime të forta tha Sula, i cili theksoi se “druaj që me ligjin e ri që këta kanë bërë, kam frikën që do jetë më shumë demagogji, retorike nga të dyja palët sësa një produkt konkret”.

Sipas Sulës problemi me ligjin e ri të Komisioneve Hetimore është vulnerabël dhe është rrezik i madh.

“Gjykata Kushtetuese thotë se në momentin që konstatohen elementë të veprës penale, komisioni hetimor ja përcjell organit të drejtësisë.

Kjo do të thotë për rastin e koncesionit në shëndetësi kemi një gjë të hetuar. Ja pra çfarë ndodhi dhe çfarë bëri që nga 8 komisione u miratuan dy.

Megjithatë problemi është prishja e strukturës dhe për praktikën si do vazhdojë aktiviteti i komisioneve hetimore. Me ligjin e ri është vulnerabël dhe është rrezik i madh.

Ka edhe një moment të fundit, që po ti thërresë arsyes Rama, mos ndërhyjë në GJ po të ketë integritetit moral për hir të shoqërisë, gjykata duhet ta rrëzojë atë ligjin për komisionet hetimore dhe mazhroanca të reflektoje që e bëri në nerva e sipër.

Përsa kohë jam opozitar do luftoj fort dhe bërja ime politike do jetë e drejtë e qartë dhe konstruktive. Unë nuk kam ardhur në politikë për tu pasuruar”, tha Sula.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re