Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së në Elbasan është shprehur se Edi Rama ka kaluar në ektrem për dy arsye, e para fakti që nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje në vitin 2017 dhe e dyta sepse i është frikësuar bashkimit të deputetëve të opozitës.

“Jeni dëshmitarë si demokratëve u hoqi emrin nga lista e fletëvotimit, si hoqi emrin e kryetarit. Nuk njeh kufij, parim e moral në luftën kundër nesh. A und ta tolerojmë më shumë? Gjenerata që përmbysi komunizmin e ka të qartë çdo të thotë diktaturë. Ajo diktaturë ishte më e shëmtuara në Europë, por një studiues i madh i diktaturave thotë se më e keqja e të gjitha diktaturave është diktatura e bandave. Ajo ska parim, ska moral nuk ka rregull dhe sot Edi Rama është kreu i bandave.

Përpiqen të sfumoj qëndrimet tona me fjalët se ky vetëm Edi Ram Edi Rama. Miqtë e mi, kishte vdekur Enver Hoxha dhe ne nga mëngjesi deri në darkë sulmonim Enver Hoxhës sepse ai ishte më e keqja. Por ju them unë ju, se pas Enver Hoxhës Edi Rama është e keqja më e madhe.

Ndaj në këtë betejë, ju ftoj të përqendroheni në potencialin kundër kësaj të keqeje që ka vendisur në Shqipëri në diktaturë. Ne votojmë, ai na i numëron, na i blen. Ai terrorizon, nxjerr bandat në mbarë vendin. I mblodhi dhe i solli dhe nga Dubai për të terrorizuar qytetarët. Pra vota jonë nuk ka vlerë, deputetët që përfaqësojnë nuk kanë më vlerë. Kurrë sduhet ta pranojmë këtë situatë. Pse Edi Rama kaloi tani në ekstrem? Vetëm për një arsye. Për fatin tonë më të keq, ai pas zgjedhjeve të 2017, ai vuri nën kontroll opozitën dhe bashkërendonte. Nuk po merrem me çfarë diskutuan ata në marrëveshje, por po ju jap një fakt tjetër. Të gjithë besonit të fitoren e 25 prillit, dhe unë. Populli opozitar ishte në këmbë, në gëzim, optimizëm e energji. Dy gjëra, tre ditë para zgjedhjeve më vjen i dërguari i tij dhe i Edi Ramës dhe më pyet; Po s’u fiton këto zgjedhje çfarë mendon ti për koalicionin e madh? Jo i thashë unë, është një gjëmë. Më thotë, nëse bëhet çfarë do bësh. I thashë do bëj çfarë të mundem kundër tij. Kjo ishte arsyeja e shpalljes non grata të Berishës.

Momenti i dytë, kur i bashkua grupi parlamentar, kur e pa që u bënë 42 burra dhe gra të vendosur për të mbrojtur idealet tuaja në parlament, ai kaloi në ekstrem. Parlamentin e asgjësoi në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e kaloi online. Nxorri një dacibao kundër meje dhe dhëndrit tim, për fajin e vetëm se ai në një proces të zgjatuar ka marrë 408 metra tokë të trashëguar nga gjyshja e tij, me të gjitha dokumentet.

Dhe tani, i heq kryetari të PD-së të drejtën të dalë jashtë. Ç’është kjo? Është marrje e pushtetit të parlamentit nëpërmjet të 2-3 mercenarëve për llogari të Ramës”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se ka dëshirë të shkojë në GJKKO për t’ua bërë gjyqin para dyerve të gjykatës, por shtoi se nuk shkon dhe nuk pranon një vendim të marrë nga mercenarët e urdhëruar nga Edi Rama që t’i marrin pushtetin Parlamentit.

“Sali Berisha do të shkojë sa herë të thirret në çdo hetuesi në botë. Nuk është se skam dëshirë për të shkuar. Do jua bëj gjyqin nga dera e gjykatës. Por nuk shkoj dhe nuk pranoj vendimin sepse tre mercenarë të urdhëruar nga Rama i marrin parlamentit pushtetin.

Beteja jonë është betejë për lirinë e shqiptarëve, për dinjitetin dhe shpresën e shqiptarëve. Shqiptarët largohen dhe ne sodisim këtë shkretim të tmerrshëm të vendit tonë, ndërkohë që ka potencialet më të jashtëzakonshme. Ikin se një shprese vrasës vret shpresë çdo sekond, çdo orë. Nuk do sodisim, të gjithë në betejë. Sot është koha që secili prej nesh të pyesë veten çfarë do të bëjmë kundër kësaj të keqeje kaq të madhe. Duhet të zhvarrisim pushtetin e Edi Ramës që të shpëtojë Shqipëria. Është një nga kryefrikacakët më të mëdhenj të këtij populli. Do ta rrëzojmë”, tha Berisha.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re