Ambasadori i Kosovës, Nait Hasani, ka mbërritur te spitali i ‘Traumës’ për të parë nga afër gjendjen e 3-vjeçares, Violeta Avdiaj, e cila ka marrë plagë të rënda nga aksidenti tragjik pranë Rubikut.

“Ka ndodhur në afërsi të karburantit në Rubik. Ky është një fatalitet. Ka katër viktima. Një fëmijë është i lënduar. Mjekët janë duke bërë përpjekje për trajtimin dhe ekzakiminim për të bërë të mundur shpëtimin e jetës së tij.

Kemi katër të vdekur nga Prishtina. Shoferi i kamionit është nga Rahoveci.  Gjendja e fëmijës akoma nuk është stabilizuar. Ngushëllime familjarëve për këtë humbje”, ka thënë ai në një deklaratë për mediat. Ndërsa mësohet se fëmija ka të dëmtuar këmbët dhe duart.

Kujtojmë se aksidenti tragjik me 4 viktima ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Rrubnik-Rrëshen, ku një automjet me të cilën udhëtonte një familje kosovare u përplas me kamionin i cili drejtohej nga shtetasi Isa Ishala.

Konkretisht nga përplasja fatale kanë humbur jetën Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koci 11 vjeç dhe Medina Avdiaj  5 vjeçe. 11-vjeçari ishte i afërm i viktimave, të cilët janë dërguar në morgun e Kukësit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re