Kryeministri Edi Rama është shprehur se studentët e Mjekësisë që sipas tij, refuzojnë t’i punojnë në spitalet në Shqipëri pas përfundimit të Universitetit, të paguajnë tarifën e studimit pastaj të ikin ku të duan.

Kreu i qeverisë deklaroi se financimi i studimeve të tyre nga shteti shqiptar nuk bëhet që ata të ikin t’i shërbejnë Gjermanisë, por sistemit shqiptar.

Rama u shpreh se familjet e reja të mjekëve do të përfitojnë kredi të lehtësuara për të blerë banesat e tyre.

“E paimagjinueshme që studentë të mjekësisë, të refuzojnë, madje të bëjnë edhe protesta që t’ia kthejnë vendit këtë investim të madh. Qeveria financon studimin e mjekëve për t’i shërbyer për sistemin shqiptar, dhe jo për ti shërbyer Gjermanisë.

Nëse dikush nuk dëshiron ta marrë në konsideratë detyrimin human, patriotik e profesional që për disa vite të shërbejnë në spital dhe t’i kthejnë popullit tarifën e paguar, duhet të paguajë tarifën e pastaj të shkojë ku të dojë.

Tarifa e vendosur nga rektorati nuk është e vërtetë. Mjekët e rinj përveç pagave të krijojmë perspektiva, do përdorim këtë instrument që të blejnë shtëpi, që familjet e reja të kenë shtëpitë e tyre.

Paga mesatare për sektorin publik do të jetë 900 euro nga viti i ardhshëm”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re