Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi nuk mundi të sigurojë mandatit e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, për t’u futur në Kuvendin e ardhshëm.

Abazi mori vetëm 2993, sipas të dhënave nga KQZ.

Ai ka akuzuar vazhdimisht për parregullsi në procesin e votimit, por edhe numërimit duke pretenduar se i janë rrëmbyer votat. Abazi ka bërë thirrje që të hetohet krimi zgjedhor.

Së fundmi në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar tabelën me shpërndarjen e votave që ka marrë në qarkun e Tiranës. Abazi shkruan se bëhet fjalë për 3000 vota, të cilat nuk ia prekën dot.

“Shpërndarja gjeografike e 3000 votave (që nuk na i prekën dot) në Qarkun Tiranë dhe krahasimi me PSD, marrë parasysh edhe votimin elektronik,” shkruan ai.

Shpërndarja gjeografike e 3000 votave (që nuk na i prekën dot) në Qarkun Tiranë dhe krahasimi me PSD, marrë parasysh edhe votimin elektronik:

Posted by Boiken Abazi on Thursday, April 29, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re