Komisioni i hetimit të koronavirusit në Francë është shprehur se vendimi i presidentit Macron për të izoluar Francën në 16 mars është një propozim që i është bërë kreut të ekzekutivit nga vetë pikërisht ky komision. Ishte pikërisht marrja e këtij vendimi arsyja që i shkaktoi tre ditë pagjumësi kryetarit të komisionit Jean-François Delfraissy.

“Është  diçka shumë e vështirë për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm me një ndërgjegjje të plotë” shtoi Jean-François Delfraissy.

Një anëtar tjetër i këshillit shkencor, epidemiologu i famshëm nga Marseja, Arnaud Fontanet, pohoi para deputetëve se “zgjedhja e izolimit ishte për ne e imponuar nga kriza që po përgatitej në njësitë e kujdesit intensiv”. “Por edhe vendet e tjera evropiane, të cilat nuk ishin në këtë situatë kritike, bënë zgjedhjen e izolimit,” justifikoi ai.

Ndërgjegjësimi i vonë

Jean-François Delfraissy pranoi se ai ” u bë i vetëdijshëm për seriozitetin e krizës pandemike relativisht vonë, rreth datës  20 shkurt”. Ai e shpjegon këtë vetëdije të vonuar në veçanti me faktin se gjatë një takimi me OBSH, kinezët, të goditur më pas nga virusi, “nuk thanë asgjë” dhe për këtë arsye “maskuan dhe mbajtën të fshehur një sërë informacionesh”. Të dhënat italiane ishin ato të cilat e detyruan  që të dërgonte “një sinjal paralajmërues për Elysee”.

Presidenti i këshillit shkencor ka kujtuar se një valë e dytë e Covid-19 është e mundur. Sipas tij, kjo nuk do të ishte një rishfaqje, por përkundrazi një rikthim i virusit nga hemisfera jugore ku situata nuk është aq e kontrolluar sa në veri. “I gjithë këshilli shkencor konsideron se rreziku i një valë të dytë të vërtetë, që vjen nga hemisfera jugore, është një rrezik që duhet të merret në konsideratë,” siguroi ai. Anëtarët e këshillit informuan autoritetet franceze për të dhe ata bëjnë thirrje për “përgatitje”, veçanërisht me afrimin e periudhës së dimrit.

Sfida për Jean-François Delfraissy është të shmangë me çdo kusht një mbyllje të re të përgjithësuar e cila nuk do të jetë “as e mundshme, as e dëshirueshme, as nuk do të pranohet nga popullata franceze”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re