Skip to content

“Nuk flasin se kanë frikë partinë”, banorët për helmimin nga uji i pijshëm në Krujë: Dy fëmijët e vllait tim i kam në serum

Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë duket se nuk është një çështje e cila pritet të zgjidhet brenda një ditë. Më herët, Fax News, mori në intervistë edhe drejtoreshën e spitalit të Krujës e cila u shpreh se nga e diela deri më tani ishin paraqitur për t’u mjekuar rreth 300 persona.

Ndërsa në intervistat e marra nga banorët e zonës, njëri prej tyre është shprehur se njerëzit kishin frikë të flisnin pasi kishin frikë partinë. Sipas tij, në spital kishte më shumë njerëz nga çfarë raportohej, por shtoi se nuk kishin nku të ankoheshin pasi institucionet nuk donin t’ja dinin për ta.

Dëshmia e qytetarit të Krujës:

Unë kam dy fëmijët e vëllait tim që i kanë çuar në serum. Të shkohet tek drejtori i ujësjellësit dhe të kërkojnë përgjegjësi për këtë punë. Ja urdhëro ai zotëria ka 2 kalamaj. Nuk flasin se kanë frikë partinë. Shko në spital dhe shihi sa të shtrua ke. Mund të jenë jo 30 po 300 persona. Kjo është katastrofë, këtë e bëjnë drejtuesit e pashkollë. Nuk ja mban njeriu për t’u ankuar se kanë frikë, i drejton partia. Nuk ke as kryetar bashkie e asgjë. Të gjithë janë të arratisur.

/faxweb