Deputetja demokrate Ina Zhupa në një konferencë për media është shprehur se bojkoti i mbledhjes së Komisionit Hetimor për PPP-të në Shëndetësi, tregon se tendenca e tyre është ta sabotojnë.

Zhupa shtoi se ata po bëjnë gjithçka për ta shtyrë zbardhjen e aferave të vjedhjes së 200 milionë eurove me ‘Sterilizimin’  dhe ‘Check-Up’ por tha se elefanti në dhomë nuk fshihet sado ta mbash derën mbyllur.

“Mbledhja u bojkotua nga mazhoranca. Ky nuk është veprimi i vetëm për sabotimin dhe zvarritjen e komisionit hetimor. E nisën që ditën e parë duke pretenduar se nuk kishte një numër vendimi për nisjen e punimeve, kërkuan dy javë kohë për gjetjen e ekspertëve, nuk firmosën formularin e konfliktit të interesit dhe e vijuan sot duke njoftuar 30 minuta para

Tendenca e zvarritjes është e qartë kur bëhet fjalë për një vjedhje 200 milionë euro dhe këtë aferë do të bëjnë gjithçka për ta shtyrë dhe fshehur. Është njësoj si të fshehësh elefantin në një dhomë, p;or sado që ta mbash derën mbyllur, elefanti në dhomë nuk fshihet.

Ato që kërkojmë tani janë provat fillestare dhe ajo që ne si opozitë kërkojmë është përgjegjësi për t’i shkuar në fund aferës dhe të qëndrojmë seriozë. Duhet thënë se është dakordësuar se do të zbatojmë rregulloren e Kuvendit, jo të bëjmë një të posaçme.  Të drejtat nuk na i heq as Plarent Ndreca as anëtarët e tjerë të mazhorancës që janë të zhytur në konfliktin e interesit”, tha Zhupa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re