Vetëm 4 ditë pas emërimit në krye të Kadastrës në Vlorë, është larguar nga drejtimi drejtuesja e sapoemëruar Viola Hima.

Hima ka nis punën në kadastër para 4 muajsh. Në rolin e nëndrejtores, dhe u komandua si drejtuese e kadastrës, pas largimit të eprorit të saj.

Vitin e fundit kadastra ka ndërruar 6 drejtues, jo më shumë se 3 muaj është mbajtur roli i drejtuesit.

Shkak i ndryshimeve në kadastër vijon të mbetet dosja e tokave në Jalë, pas të cilës fshihen interesa të mëdha, pasi është një nga më të lakmuarat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re