Vlora siç duket nuk po gjen qetësi në ditët e fundit. Pas atentatit të bërë në makinën e një shtetasi ku shpërtheu një sasi e konsiderueshme tritoli, mbrëmjen e sotme ka mbërritur një person i plagosur në spital.

Nuk dihet nëse ngjarja është e lidhur me atentatin e bërë apo është një çështje tjetër. Sipas burimeve i plagosur ka mbetur shtetasi D.H, 36 vjeç i cili po merr mjekimet e duhura në spitalin e Vlorës.

Pritet që nga momenti në moment policia të prononcohet me një njoftim zyrtar lidhur me rrethanat e ngjarjes së ndodhur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re