Dezinfektuesit për duart tashmë vështirë se mund të gjenden dhe në
rastet kur gjenden çmimet janë shtrenjtuar disafish. Për këtë arsye në
rrjetet sociale po qarkullojnë disa receta se si mund të përgatiten në
shtëpi.

Por mbi të gjitha për të parandaluar prekjen nga koronavirusi
këshillohet larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun për rreth 20
sekonda, për të marrë të njëjtin efekt si me dezinfektues dhe
veçanërisht me pastrimin nën thonj.

Nëse nuk keni mundësinë për të larë duart, dezinfektuesit më të mirë
janë ato të bazuara në hipoklorit të natriumit. Produktet me bazë klori
janë dezinfektues efektivë, posaçërisht për sipërfaqet. Për të
dezinfektuar sipërfaqet, nga frika e përhapjes së virusit, atëherë
pastruesit që normalisht blihen në supermarket janë shumë të mirë.

Por si mund të përgatisni një dezinfektues të bërë në shtëpi nëse me
të vërtetë nuk keni mundësi për të larë duart dhe nëse nuk ka më në
treg? Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon produkte të bazuara
në alkool etilik ose alkool izopropil.

Eksperimentet tregojnë se alkooli etilik është shumë efektiv për
dezinfektimin e lëkurës në disa sekonda për sa kohë që duart janë të
pastra dhe se përqendrimi i alkoolit në të është mes 60% dhe 80%
përafërsisht, shkruan noa.al.

Receta, e rekomanduar nga OBSH, për të përftuar një litër produkt është sasia e mëposhtme e përzier:

833 ml 96% alkool etilik

42 ml peroksid hidrogjeni 3%

15 ml glicerinë 98% (glicerinë)

Ujë i distiluar ose i zier dhe i ftohur sa duhet , në sasinë për të përftuar 1 litër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re