Skip to content

Nuk gjeti dot komisioner në Vorë që i dërgoi nga Kamza? Tabaku: I çuam si më të trajnuar, PS dhe LSI janë bashkë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka  folur për procesin zgjedhor në zonën e Vorës, ku sipas saj PS dhe LSI janë bërë bashkë.

Tabaku tha se PD dërgoi njerëz të trajnuar për votimin elektronik në Vorë, edhe pse ligji e parashikon që anëtarët e QV-ve duhet të jenë banorë të njësisë administrative ku votohet.

Sipas Tabakut, anëtarët e komisioneve përfaqësues të PD-së, i duhet të jenë thjesht në rolin e vëzhguesit, për shkak të abuzimit që ka bërë PS dhe LSI, me shumicë votash.

Jorida Tabaku:

3 anëtarët e PS bashkuan votat me LSI-në, dhe kanë refuzuar që të zbatojnë vendimin e KQZ për komisionerët e PD. Të gjithë përfaqësuesit e PD janë në komisione si vëzhgues, por nuk janë duke kryer funksionin e tyre si kryetarë, i bëj thirrje të gjitha partive që të zbatojnë vendimin e KQZ dhe KAS.

I kërkoj të gjithë qytetarëve të Vorës që të vijnë dhe të votojnë masivisht për PD, ka vetëm një subjekt që e përfaqëson PD-në, të tjerët janë bërë të gjithë bashkë kundër PD-së. 

Nuk ka asnjë komisioner nga Kamza, ka pasur vështirësi për procesin e votimit elektronik, dhe ne për ta kapërcyer këtë proces, vendosëm që të ishin të rinj të trajnuar sa i përket votimit elektronik.

PD i ka të gjithë njerëzit në terren, ne jemi gati për të zbatuar vendimin e KQZ dhe KAS, do të përgatisim padi penale për të gjithë ata që bllokojnë procesin.

/faxweb