Jehona përfundoi shkollimin për menaxhim dhe teknologji. Dëshirë kishte të gjente një punë si mësimdhënëse, por pavarësisht përpjekjeve të saj, s’mundi dot.

Përballë pasigurisë që ofronte e ardhmja e saj, Jehona nuk u dorëzua dhe nisi një biznes familjar në bletari. Ajo jeton në Deçan dhe prej disa vitesh tashmë, është kthyer në një eksperte të bletarisë. Puna nisi e mbulonte konsumin familjar, por tashmë Jehona e shet produktin e vet.

Sot ajo u bën thirrje edhe grave të tjera pa punë, që ta shqyrtojnë bletarinë si mundësi fitimprurëse për familjet e tyre.

Më poshtë po sjellim rrëfimin e Jehonës, dhënë në një intervistë për REL


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re