Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja në një intervistë për Panorama TV tha se qytetarët e Kavajës në 14 maj do t’i japin ndëshkimin e merituar ‘Rilindjes’, ku citoi ‘nuk guxon kush të luajë më Kavajën’.

Qosja theksoi se në 100 ditshin e parë nëse ai fiton mandatin e kryebashkiakut do t’i rikthejë dinjitetin qytetit dhe do të ndërmarrë disa plan masa, duke filluar nga policia bashkiake, ujësjellësi në lidhje me drejtimin.

Pjesë nga intervista:

Zgjedhjet shoqërohen përherë me incidente, sa i vërtetë është lajmi se është dhunuar dera e KZA-së?

Informacioni është e saktë, ishin dy të mitur. Nuk guxon kush të luajë më Kavajën dhe qytetarët. Njerëzit që e kanë kapur Kavajën, unë këtë nuk e duroj dhe qytetarët do japin vendimin e merituar.

100 ditshi i famshëm, ju c çfarë do të bëni në mandatin e parë?

Fisnik Qosja nuk kam shkopin magjik por do ti rikthej dinjitetin Kavajës, do t’i vijë era qytet. Do ndërhyj në disa plan masa siç është policia bashkiake, ujësjellësi ta strukturoj. Nuk e dimë kush është i pari dhe i fundit. Do e nisim nga shtëpia, ashtu do bëjmë dhe për bashkinë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re