Policia e Durrësit njofton se është arrestuar në Krujë një shtetas 47-vjeçar nën akuzën e përndjekjes. Bëhet me dije se shtetasi 47-vjeçar me inicialet L.T., ka përndjekur për një periudhë 4-vjeçare një shtetase të identifikuar me inicialet E.Q.
Materialet në lidhje me ngjarjen i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtjeshme.
Njoftimi i plotë i policisë: Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L.T., 47 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme (rreth 4 vite) ka përndjekur shtetasen E.Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
