Pas Gjergji Gjatës në Korçë, një tjetër kandidat për kryetar bashkie është tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Bëhet fjalë për Bujar Vreton, kandidatin e Enkelejd Alibeajt për Librazhdin.

 

Vreto ka theksuar se nuk ka dorëzuar dokumentacionin në KQZ dhe si pasojë as nuk është regjistruar.

 

“Nuk jam regjistruar, nuk kam hyrë në garë, nuk kam dorëzuar as dokumentacionin në KQZ,” tha Vreto.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re