Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bora Muzhaqi, ka thumbuar ish zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, e cila u arrestua dhe u la në arrest shtëpie, pasi në përgjimet e SPAK rezultoi se kishte marrë rryshfet për punësime në administratë. Sipas dosjes hetimore, Voda kishte marrë edhe një arkë me peshk.

Duke folur në një konferencë me gazetarët nga kryeministria për ecurinë e nismës Gati për Shqipërinë, Muzhaqi tha se të rinjtë e të rejat që i janë bashkuar kësaj thirrjeje nuk kanë pasur as miq as shokë e as kushërinj të njohur për t’u bërë pjesë e programit qeverisës për mandatin e tretë të PS, e “as largqoftë ndonjë arkë me peshk”, tha zv.ministrja.

Pyetje: A është marrë parasysh të ketë një plan që këta t rinj nuk do bien sërish në grackën e burokracive që janë konstatuar herë pas here?

Përgjigje: Ky ka qenë një format aplikimi ku ndryshe nga herët e tjera nuk hyjnë në lojë as partia, as kushërinjtë as miqtë, as shokët madje as largqoftë arkat e peshkut.

Ne jemi mbledhur aty bashkë e jemi përpjekur shumë fort ti dëgjojmë këta të rinj, të kuptojmë nga vijnë ata e nëse më duhet të të ktheja përgjigje është shumë e thjeshtë.

Do të të jepja raste konkrte e specifike të personave që tashë janë bërë pjesë e jona.

Unë mbaj mend një rast të një vajze nga Norvegjia që ishte me specializim në ortoptisti, një nga nëntë seksionet e pjesës së shëndetësisë dhe ajo ishte në Norvegji, tani që flasim është kthyer në Shqiëri e po bën aplikimet e procedurat për t’u bërë pjesë e QSUT. Dy raste pilotësh me eksperiencë në Gjermani e Itali që do bëhen pilotët e parë të Air Albania me nacionalitet shqiptar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re