Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi dhe Jetmir Halilaj, kryeredaktori i “Panorama Sport” të ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 diskutuan për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, ku përfundoi me rezultatin 3-0 për kombëtaren tonë, si dhe për prezencën e kryeministrit Shqiptar dhe atij të Kosovës në stadium, por jo bashkë.

Deputeti socialist u shpreh se e udhës do ishte që të dy liderët, Edi Rama dhe Albin Kurti të ishin bashkë në një tribunë, ndërsa shtoi se kryeministri kosovar duhet të kishte telefonuar atë shqiptar për t’i thënë se po vinte në Tiranë për të parë ndeshjen.

Sakaq u ndal te raporti i politik mes dy udhëheqësve, ku tha se në Kosovë janë përpjekur që Ramën ta përkthejnë në ‘tradhtar’, ndërsa shtoi se Kurtit nuk i leverdis të rrijë pranë kryeministrit shqiptar.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Koçi: E udhës do ishte që të ishin bashkë në të njëjtën tribunë, kat. Mendoj se Albini duhet të telefononte Ramën dhe t’i thoshte se po vinte.

Halilaj: Vëllai i vogël vjen edhe pa ftesë, (referuar Kosovës). Ky është pasojë e një raporti prej kohësh. Për fat të keq u shfaq edhe në një ndeshje futbolli.

Koçi: Kush ishte i interesuar për këtë ndarje? Nënkuptohet se kush ishte i interesuar. Në Kosovë janë përpjekur për ta përkthyer Ramën si ‘tradhtar’ dhe një personazhi si Albini nuk i intereson të rrijë pranë një ‘tradhtari’. Nëse bëjmë një krahasim, Rama s’ka menduar për vota.

Halilaj: Marrim rastin e kundërt, sikur Rama shkon në Kosovë për të parë një ndeshje? Do ulej veç? Jo! Do ishin në një vend bashkë.

Koçi: Berisha është spekulant politik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re