Një prej themeluesve të lëvizjes së dhjetorit, Fatmir Merkoçi nuk ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm në Kuvendin që po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve.

Në  një reagim në rrjetet sociale, Merkoçi nuk e fsheh zhgënjimin me mungesën e ftesës ndaj tij, ndërkohë që kujton edhe protesta të ndryshme ku ka qenë i pranishëm, përfshirë dhe atë të datës 8 Janar, për nxjerrjen e Lulzim Bashës nga selia.

Në postimin e Merkoçit ka reaguar dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Abi Malltezi, i cili shprehet se çdo kritikë do ti shërbente PD-së.

Merkoçi: Sqarim publik ! Duke u nisur nga interesimi i shumë demokratëve, se përse nuk ndodhem sot në sallën e Pallatit të Kingreseve, sqaroj se: Kisha fatin që të mos kem ftesë për të qënë në atë sallë.

Si njeriu që e kam nisur këtë lëvizje, që i kam dhënë gjithshka Shqipërisë, demokracisë dhe vetë P.D.-së. Sot nuk jam i dëshiruar të jem aty. Ashtu sikurse Lulzim Basha nuk pranonte të isha dhe të përballej me, kritikën, alternativën dhe rrugëdaljen nga kolapsi qę është Partia, Ashtu dhe sot është e njëjta frymë në atë sall.

Unë kam protestuar dhe shpesh vetëm jam sulmuar në forma të ndryshme, qoftë nga brënda por dhe më nga kundërshtarët politik që, mbartin trashëgiminë e komunizmit, jam sulmuar dhe nga SOROS pasi, kam që nga viti 1993 që e godas këtë organizatë marksiste.

Për të gjithë veprimarinë time Duke përfshirë dhe Refuzimit zyrtarisht të Dekorimit nga Presidenti Topi. Unë nuk mundej që të kisha ftesë për nę atë sallë.

Lufta ime për liri e demokraci nuk do reshti sa të kem frymë.

Unë mbetem ai, i deklasuari e reaksionari Mbetem njeri i lirë

Bashkë ja dalim Faleminderit të gjithve

Kujdes spiunët

Malltezi: Eja se jo vetem te takon te jesh si palce e antikomunizmit, por PD i ben mire te degjoje dhe pranoje kritiken tende.

Merkoçi: Abi Malltezi në Kuvend burrat thirren.Nuk dua të ndodh si me Lulëzim që tha se sallen e kishte pronotuar vete.Nëse do ishte në selin e PD do isha dhe pa ftuar

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re