Skip to content

Nuk i deklaroi në kufi/ Sekuestrohen mbi 15 mijë euro në Morinë, procedohet 38-vjeçari

KUKËS- Një 38-vjeçar procedua në gjendje të lirë në pikën kufitare të Morinës.

Ai u procedua pasi në hyrje të kufirit me Shqipërinë iu gjetën 15 600 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi.

Ai akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Shuma e parave u bllokua nga Policia Kufitare.