Gazment Bardhi thotë se për momentin nuk ka ambicie për të zëvendësuar Sali Berishën dhe për të drejtuar Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Bardhi u shpreh se nëse në PD do të ketë një garë dhe ai do të ketë ambicie, nuk do t’i fshihet përballjeve politike.

Pjesë nga biseda:

Arion Sulo: Do ta sfidoni Berishën në një moment të dytë, kur të fuqizoheni?

Gazment  Bardhi: Nëse do ta kem ambicie, nëse do të ketë garë në PD dhe unë do të kem ambicien për ta drejtuar PD të jeni të sigurt që do përballem me cilindo, nuk i jam fshehur përballjeve, por në këtë moment nuk e kam këtë ambicie.

Mentor Kikia: Pas protestës çfarë axhende ka Federata e Opozitës?

Gazment Bardhi: Federata ka rënë dakord për tu ngritur dy grupe pune, njëri është ngarkuar për të miratuar një set rregullash si merren vendimet, si drejtohet  Federata etj dhe grupi i dytë do të duhet të mbledhë opinionin me aleatët brenda parlamentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re