Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ka folur për herë të parë pas publikimit të lajmit se kompania amerikane Affinity Partners, e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndrit të ish presidentit Donald Trump, do të realizojë një projekt turistik në ishullin e Sazanit.

Kryebashkiaku u shpreh se nuk i ka detajet e projektit, por shtoi se mirëpresin çdo investim që i jep ekonomi Vlorës.

Ai shtoi se dëshirojnë të zhvillojnë qytetin, por pa e prishur, duke shtuar se “koha do ta tregojë”.

“Nuk e kuptoj pse komentohet si e nxehtë. Në fakt nxehtë është gjithë koha, kur ka shumë diell ose kur ka ndonjë gjë ka impakt në komunitet.

Duam sa më shumë investime në qytet, ashtu siç i takon nivelit të vizitorëve që ne duam të thithim në Vlorë. Varet si e kemi ne vizionin, duam ta zhvillojmë në mënyrë të qëndrueshme, të zhvillojmë pa prishur. Koha do ta tregojë sepse edhe unë nuk i kam detajet e projektit, mirëpresim çdo gjë që i jep ekonomi qytetit”, u shpreh kryebashkiaku Dredha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re