Per herë të fundit emri i Bardhok Pllanajt u lakua ne fund te 2020-ës, si nje person i shpallur në kerkim për sulmin me armë ndaj banesës të policit A. P. Por Pllanaj, qendroi ne kerkimin policor vetem 12 ore. Ai u paraqit se bashku me tre te tjeret te kerkuar si ai , me alibine ne dore. Nuk kishte qene ne Shkoder , ne castet kur ne drejtim te shtepise te policit te Shqiponjave po zbrazej nje karikator me fisheke. Keshtu qe ai shpetoi paq dhe ceshtja per sulmin per shkak te detyres ndaj policit , edhe sot e kesaj dite mbeti pa zbardhur

Ne te vertete polici i Shqiponjave , u perplas me Pllanajt per nje gjobe. Ne 15 dhjetor kur ai guxoi te vendoste nje gjobe, perpara fytyres ju perplas portreti i nje te paprekshmi. Pllanaj dikujt i thoshte me ze te larte ; cojeni ku te doni, hiqeni prej ketej nuk e dua kete polic ne Shkoder. Ai i tregoi madje mesazhin ku njeri nder shefat pergjerohej: “Nuk i kam qit une policet te betohem qe sdi gje”. Ky version tregohej ato ditë në policinë lokale, por mbetën vetem fjale. Nuk jam ne gjendje te them zyrtarisht se cfare ndodhi me policin, por me siguri duhet ta kene zhvendosur ne Akademine e Sigurise per te studiuar pak më teper.

Perplasja per gjoben ndodhi dicka mes datave 15 -16 dhjetor 2020. Sulmi me arme ne date 23 dhjetor . Por policia dhe prokuroria u gjet e papergatitur te zbardhte nese ky incident qe i beri policet e thjeshte te dridhen ne Shkoder,  kishte lidhje me atentatin ne shtepine  e  te afermeve te policit. Policet u perpeliten neper tryeza duke fjalosur per kohet kur per te ruajtur policin zbritej ne  kryq, pasi sic thoshte njeri nder ta, ai  kishte qene polic qe me kohen e Kolonel Arben Zylyftarit, atehere kur polici ruhej nga krimineli, por jo nga telefonata qe do ti behej prej se larti.

Teksa bandat ndesheshin ne kete qytet me njera tjetren, Pllanaj vijonte biznes e tij , duke ndertuar haptazi ne qytet nje pallat shume katesh. Prej 2013 , disa drejtore policie u nderrruan, dhe ndonese kembengulnin se po zbatonin ligjin, asnjeri prej tyre , as drejtore, zevendes drejtore , shefa te krimit ekonomik nuk e  pane se si po mbinte nje kerpudhe 10 kateshe. Kjo sylidhje perkonte me kohen kur ne polici cep me cep te Shqiperise perfundonte per ndertim pa leje ne burg dhe ndonjeri qe i kishte levizur tulla e catise. Por Pllanaj shpetoi lehtesisht , dhe hetimi i 2018  per pastrim parash per objektin e sekuestruar  u pushua. Se cfare e bente Pllanajn te fuqishem , nuk u qartesua as kur nga hetimi per grupin e trafikanteve te Vilunit, te drejtuar nga nje prokuror aktual ne SPAK agjentet nuk munden dot ta hapnin deren e makines se deputetit me te cilin ai po udhetonte. Policet raportuan ne ate kohe , se pasi ngriten nje postbllok ne Kamez per ta kapur Pllanajn , deputeti nuk pranoi te hapte deren e makines. Agjentet telefonuan prokurorin mbas 25 minutave perplasje me deputetin , por prokurori nga ana e tij thote se ju kishte thene ne telefon : zbatoni ligjin.

Edhe ne kete rast , megjithe pergjimet nje vjecare per kete trafik droge me skafe nga Velipoja, Pllanaj  doli i palagur , pavaresisht se ne ate kohe raportohej per emra potenciale me te cilet 46 vjecari komunikonte

Me nofken Kumbari, per qytetaret e Shkodres nuk donte shume hetim te thelluar te kuptohej se dicka perfaqesonte ky shtetas, perderisa nje lokal ne kete qytet nuk u arrit te mbyllej as gjate pandemise.

Per ata qe njohin krimin ne Shkoder , vrasja e tij ne Dobrac konsiderohet si nje nga ngjarjet me te rendesishme kriminale pas egzekutimit te Edmir Kocise, ndodhur ne 2012.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re