Vëllai i Arben Micit, që humbi jetën në komisariarin e Kamzës, pas zjarrit që dyshohet se i vuri vetes, hedh akuza të forta për shtetin, që sipas tij e kanë neglizhuar gjendjen e 26-vjeçarit.

Xhevahir Mici shprehet se nuk është e vërtetë që i vëllai i tij ka dhunuar nënën, ndërkohë që thotë se do ta ndjekë çështjen derisa të vendoset drejtësi.

Për gazetarin e Fax Neës, Elvis Myrta, Mici shprehet se Arbeni vuante nga probleme të shëndetit mendor, por edhe pas shtrimit në spital, ai është nxjerrë në gjendje jo të mirë prej aty.

“Kërkoj drejtësi sikur ti kishte ndodhur çdokujt, nuk është e vërtetë që ka dhunuar nënën, ai kishte probleme të depresionit, ishte u sëmurë, ne nuk i kemi dërguar asnjë çakmak në burg vëllait.

Për rastin e tij shtetit nuk është interesuar fare.

I gjithë problemi është i shtetit, neglizhenca”, tha mes të tjerave Mici.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re