Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është shprehur se SPAK nuk i ka duart e lidhura për të hetuar deputetët, të cilët gëzojnë imunitet parlamentar.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, drejtuesi i SPAK u shpreh se është e mirëpritur çdo iniciativë për lehtësimin e hetimit, por theksoi se pengesat janë të pakta.

Altin Dumani nënvizoi se heqja e kufizimit të kontrollit do të ishte lehtësim për punën e prokurorëve të posaçëm.

“Lidhur me imunitetin parlamentar ne zbatojmë dispozitat aktuale, është e mirëpritur çdo iniciativë për lehtësimin apo heqjen e atyre pak pengesave, sepse duhet të jemi realistë pak pengesa kemi sa i përket çështjes së imunitetit. Ne jemi të lirë të hetojmë dhe kjo është gjëja më e madhe që është arritur.

Nuk i kemi duart e lidhura për të hetuar një person që ka imunitet. Momenti tjetër është ai i kontrollit dhe arrestimit. I mirëpritur nga ana jonë ndoshta do të ishte lehtësimi nëpërmjet të paktën heqjen e kufizimit që ka të bëjë me kontrollin. Është mjet kërkimi prove. Për të gjetur prova duhet të kërkosh”, tha Dumani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re