Një 36-vjeçar është proceduar pasi tentoi të korruptonte policin e Rinasit. Sipas burimeve N.K kishte mungesë dokumentacioni dhe për të kaluar kufirin tentoi ti japë 50 euro ryshfet policit.

Për pasojë ka nisur një procedim ndaj tij.

Njoftimi:

Rinas

Goditet një rast i mitëdhënies.

Procedohet penalisht një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, shtetasi N. K., i cili kishte mangësi në dokumentacion.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë me prerje 50 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. K., 36 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re