Policia ka arrestuar një 53-vjeçar,  pasi ky i fundit ka dhunuar dhe kanosur me fjalë një shtetas.

Sipas bluve të Tiranë, motivi i dhunimit me grushte të 58-vjeçarit nga 53-vjeçari ka qenë një borxh i pashlyer.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në orën 12:00, në rrugën “Reshit Petrela”, ka goditur me grushte dhe ka kanosur me fjalë, shtetasin S. V., 58 vjeç, për motive të dobëta (borxh i pashlyer)”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re