Në Shqipëri ndodhin rëndom historitë ku punëtorët punojnë për ditë me radhë në një vend pune të caktuar dhe në fund pronari u thotë se nuk kemi lekë për momentin.

Kjo ka ndodhur edhe në Cheshire të Anglisë, ku dy punëtorë punuan për ditë me radhë për të shtuar oborrin e një shtëpie. Ata madje bënë edhe punime të tjera në këtë shtëpi por në fund pronari nuk i kishte paguar.

Të revoltuar nga moskorrektesa e pronarit, dy punëtorët kanë shkatërruar gjithçka që kishin ndërtuar për ditë me radhë. Madje e kthyen vendin edhe më keq nga sa e kishin gjetur në fillim para se nisnin punimet.

Njëri punëtor tha:

Po u hakmorëm. Ai (pronari) e meritonte. Nuk pagoi asnjë kacidhe, edhe pse bëmë gjithë atë punë.”Madje, njëri punëtor thotë se afër iu ka shkuar edhe policia, e cila u bë kurioze se çfarë po ndodhte. Mirëpo, gjithnjë sipas punëtorit, edhe policia iku, pasi iu duk se punëtorët kishin të drejtë për atë që po bënin.

Pronari i shtëpisë tashmë është pa oborr dhe pa pllaka të shtruara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re