Ka dalë sot para gjykatës autori i dyshuar për plagosjen e kuzhinierit shqiptar në një restorant në Selanik.

55-vjeçari shqiptar goditi me thikë bashkatdhetarin e tij, i cili ishte kuzhinier i një restorantin në Selanik, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi që i ishte servirur.

Sipas informacioneve nga mediave greke, i pandehuri mësohet se veprën e ka kryer në gjendje të dehur gjatë një debati dhe nuk ka pasur qëllim të vriste atë.

Sipas avokatit, 55-vjeçari është penduar për veprimin e tij dhe ndodhet në gjendje të keqe psikologjike, ndërsa ka kontaktuar edhe me kuzhinierin për të shprehur keqardhjen për atë që ka bërë dhe për të kërkuar falje.

Sakaq, mësohet se i akuzuari është paraqitur të martën i shoqëruar nga avokati i tij në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik ku ka nisur procedimi penal për tentativë vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit mars, ku 55-vjeçari akuzohet se i ka futur një thikë në bark kuzhinierit shqiptar 65-vjeçar dhe arsyeja mësohet të jetë sipas viktimës, se nuk i ka pëlqyer mishi që i është servirur.

Më pas i akuzuari ka filluar të ofendojë kuzhinierin dhe gjatë përleshjes e ka plagosur me thikë, ndërsa menjëherë pas kësaj është larguar me vrap.

65-vjeçari pas plagosjes është dërguar në spital dhe i është nënshtruar edhe një operacioni.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re