Koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali e pranishme në Kavajë, ka deklaruar pas betimit të kryebashkiakut të ri, Redjan Krali se askush nuk do të mund të pengojë punën e PS dhe të kryetarëve të rinj.

Sipas Spiroplait puna në bashkinë e Kavajës do të nisë që ditën e nesërme.

“Këshilltarët janë ata që u konstatuan sot, dhe do nisin punën që nesër për t’i shërbyer qytetarëve të kavajës pa dallim. 

Në zyrën e bashkisë nuk i pengon dot të hyjë asnjë huligan dhe asnjë çetë.

Organet ligjëzbatuese të bëjnë punën e tyre sipas ligjit” u shpreh Spiropali. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re