Skip to content

“Nuk i përgjigjem një të sanksionuari”- Sali Berisha komenton deklaratat e të dërguarit me Punë të SHBA: E vetmja rrugë është që…

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën me gazetarët është pyetur edhe për deklaratat e të ngarkuarit me Punë të SHBA, David Wisner, i cili në një intervistë për Gazetën Panorama, nuk pranoi të komentonte sulmet që Sali Berisha i bën SPAK, duke e quajtur ish-kryministrin “një të sanksionuar”.

LEXO INTERVISTEN E PLOTE: Ekskluzive/ “Krenarë që mbështesim SPAK, po i vjen fundi pandëshkueshmërisë”- David Wisner: Sanksionet ‘non grata’ për të korruptuarit do të vazhdojnë

Edhe Berisha, nuk pranoi të komentonte deklaratat e tij, por tha se ka një rrugë si ai mund të “shkrijë” marrëdhëniet me SHBA. Berisha u shpreh se “e vetmja rrugë është të paraqitet një dokument i vetëm që të faktohet ajo për çka flitet në vendim dhe unë bëj zgjidhjen e plotë të problemit”.

Sipas Berishës, intervista e Wisner për Gazeten Panorama “ishte një përgjigje kundër rrezikut anglo-amerikan të Edi Ramës të shpallur në kongresin e partisë”.

Pyetje: Duke qenë se kemi të bëjmë me një deklaratë të fundit,  i  dërguari me punë i SHBA, ka deklaruar se do vazhdojë të mos komunikojë me ju dhe deklaratat që ju bëni, keni ndonjë plan si do ti shkrimi  marrëdhëniet me SHBA?

Berisha: Nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA, ku ai shprehet se nuk komentoj deklaratat e një personi non grata. Që këtu mua nuk më takon të komentoj këtë problem. Por ka një rrugë, e vetmja rrugë është të paraqitet një dokument i vetëm që të faktohet ajo për çka flitet në vendim dhe unë bëj zgjidhjen e plotë të problemit.

Siç e kuptova unë atë intervistë, hiq pjesën time, ajo ishte një përgjigje kundër rrezikut anglo-amerikan të Edi Ramës të shpallur në kongresin e partisë.

Ju e vutë re, riktheu termin anglo amerikan, termin e përdorur nga ati i tij shpirtëror, Enver Hoxha. Pse them unë e mori nga libri dhe jo nga realiteti. Qeveria britanik nuk mori pjesë në reformën e drejtësisë. Qeveria britanike dërgoi juriste të shkëlqyer. Erdhën panë se çfarë ishte, kuptuan se ishte çdo gjë përveç reformës dhe u larguan.

“”